Hotel Hoti II me 4 yje është një vend luksoz dhe magjik, ku koha ndalet dhe mendja çlodhet.
I rrethuar nga pylli me pisha dhe i izoluar nga zhurma e qytetit, është vendi ideal për relaks dhe pushim të plotë. Pranë tij gjenden shtigje të gjata për shëtitje nëpër pyll.
Hoteli ofron apartamente dhe dhoma elegante me internet falas, qendër wellness me sauna, si dhe banjë turke.
Hoteli ka 100 njësi akomoduese, ndër të cilat disa janë apartamente luksoze me dy dhoma gjumi për 5 persona, me vaskë private jacuzzi.
Ka pishinë, qendër wellness me sauna, palestër, dhomë masazhi, kënd lojërash për fëmijë dhe banjë turke. Në çatinë e hotelit ndodhen vaskat jacuzzi, shezlongët me çadra dielli dhe një bar për mysafirët.
Hoteli ofron ushqime tradicionale dhe ndërkombëtare, si dhe verëra vendase.
Ulqini, qyteti më jugor në bregdetin Adriatik të Malit të Zi,
është një nga qendrat turistike më të bukura në Adriatik.
Është një nga vendet më me diell dhe mban rekordin me 218 ditë me diell në vit.
Qyteti ka plazhe të larmishme – me rërë, gurë dhe shkëmbinj – pranë pyllit me pisha, që përveç vetive shëruese të ujit të detit, ofrojnë rërë shëruese, burime të ujërave minerale të squfurta dhe baltë minerale shëruese.
Gjithashtu ka një numër të madh lokalitetesh arkeologjike nga periudha të ndryshme të historisë së qytetit,
si qyteti i vjetër i Ulqinit mbi 2500 vjeç, qyteti i vjetër i Shasit, si dhe shumë objekte fetare që dëshmojnë për kulturën dhe jetën shpirtërore të qytetit.
Qoftë qëndrim aventurier apo thjesht turistik për disa ditë –
ju dëshirojmë që të kaloni mirë dhe të shijoni gjithçka që Ulqini vërtet ofron.
Të përshkruash bukuritë natyrore të Ulqinit është vetëm një përpjekje, dhe aty mbetet.